Ja kush e ruan Renenë e Norës dhe Robertit

Kush kujdeset për Renenë, kur Nora dhe Roberti nuk janë pranë saj?

Rene Berisha është vajza e dy personazheve të njohur të shoubizit vendor, këngëtarëve mjaftë të përfolur Nora Istrefi e Robert Berisha.

Rene e vogël po rritet pranë dy prindërve shumë të angazhuar në sferën e muzikës, e që një pjesë të madhe të kohës janë jashtë Kosovës.

Siç kuptojmë, për Renenë e vogël e simpatike kujdeset një dado, por ajo gjithashtu ka nisur të shkoj në kopsht.

Rene është dashuria e madhe e Nores, Robertit, por edhe e gjithë familjes Istrefi e Berisha./Kosovarja