Ja me kë do të përballet Anglia në çerekfinalen e Kupës së Botës

Kombëtarja e Anglisë është kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Botës, pasi ka fituar ndaj Kolumbisë në penallti me rezultatin 4-3.

Kombëtarja e Gareth Southgate do të përballet në çerekfinale me Suedinë, kombëtare e cila mposhti sot Zvicrën me rezultatin 1-0, shkruan GazetaBlic

Ndeshja mes Suedisë dhe Anglisë do të zhvillohet të shtunën në orën 16:00.

120 minutat e parë të ndeshjes përfunduan me rezultatin e barabartë 1-1 dhe penalltitë ishin obligative për dy kombëtaret.

Në penallti, Anglia fitoi me rezultatin 4-3.

SHPËRNDAJE