Ja për çfarë arsyeje ndodhi ngjarja e rëndë tek Lagjja e Spitalit

Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur para rreth një ore në rrugën “Muharrem Fejza”, në Lagjen e Spitalit. Aty ka mbetur i vdekur një person, derisa tre të tjerë janë plagosur.

Dëshmitarët kanë treguar se rasti ka ndodhur për çështje pronësore, përkatësisht për disa lokale që gjenden në këtë lagje.

Express ka siguruar foto të këtyre lokaleve, shkaku i të cilave erdhi deri te përleshja.

Sipas dëshimtarëve, dy nga viktimat janë të moshës rreth 30 vjeçare, derisa kanë thënë se ata kanë gjuajtur me kalllashnikovë. Raportohet se një nga të plagosurit është një kalimtar rasti, i cili ishte munduar të qetësojë situatën. Është gjuajtë me kallashnikovë.

SHPËRNDAJE