Ja për ku do të nisej nesër Vokrri, për të marrë pjesë në ngjarjen më të madhe të sportit në botë

Fadil Vokrri nesër kishte plan për tu nisur në Rusi.

Ish kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës ishte bërë gati me të gjitha për tu nisur në Rusi ku ishte i ftuar në hapjen e Kampionatit Botëror.

Vokrri kishte ftesë nga presidenti i UEFA-s për të qenë i pranishëm në hapjen e evenimentit më të madh të sportit në botë.

Madje, miq të afër të tij kanë treguar në kushte anonimiteti se Vokrri po e priste me padurim prezencën në hapje të Botërorit.

Por, zemra e tradhëtoi atë.

Në ditën kur ai duhej të merrte rrugë, vendi do të jetë në ditë zie në respektin për veprën e madhe që la pas.

SHPËRNDAJE