Ja sa gjeneralë ka FSK-ja

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në radhët e saj aktualisht ka gjashtë gjeneralë gjithsej, prej të cilëve një gjenerallejtënant dhe pesë gjeneralbrigade.

Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), sipas të cilëve për ta fituar gradën e gjeneralit (nga grada e oficerit) nevojiten diku dy dekada punë.

Rrjedhimisht, një pjesëtar mund ta fitojë epitetin e çmuar “Gjeneral” tek pas moshës 40-vjeçare.

Edhe ata që kishin fituar gradën e gjeneralit në ish-sistemin e Jugosllavisë nuk e kishin pasur të lehtë.

Përkundrazi, gjeneralët atë kohë ishin dashur të punojnë rreth 25 vjet për ta fituar atë gradë. Kështu ka bërë të ditur një gjeneral i asaj kohe, i cili ka thënë se ishin edhe 4 të tillë që kishin fituar këtë shkallë atje, por që tashmë nuk jetojnë më.

Teksa rrëfen për “Zërin” gjenerali i Kosovës që u trajnua në sistemin jugosllav tregon se nëpër çfarë sfidash i duhej të kalonte për ta gëzuar titullin “Gjeneral”.

SHPËRNDAJE