Ja sa mund të dënoheni nëse nuk i përfillni masat e qeverisë për koronavirus

Kush do që kapet në kafiteri pas orës 23:00 apo duke shkelur ndonjë nga masat e tjera të qeverisë se Kosovës për tu mbrojtur nga koronavirusi e pret një gjobë e rëndë.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen urgjente për koronavirusin mori disa masa mbrojtëse ndër to edhe mbyllja e shkollave në të gjithë sistemin arsimor si dhe kafiteritë e lokalet e natës të mos punojnë më shumë se në orën 23:00.

Të gjithë qytetarët të cilët nuk i përfillin masat e qeverisë për mbrojtjen nga koronavirusi mund të dënohen me deri në 1000 euro gjobë sipas ligjit për sëmundjet ngjitëse.

Sipas këtij ligji qytetarët mund të dënohen nga 250 deri në 1 mijë euro në rast se refuzojnë të hospitalizohen apo të izolohen në objektet të cilat duhet të jenë.

Dënimi vlen edhe nëse vazhdojnë punën në rast se janë të infektuar nga sëmundja ngjitëse si dhe nëse gjatë kohës së mbikëqyrjes nuk i paraqitet çdo ditë institucionit përkatës shëndetësor./Gazeta inFokus/

SHPËRNDAJE