Ja sa persona mbetën të lënduar nga përplasja me policinë në rrugën e kombit (FOTO/VIDEO)

Tre të plagosur është bilanci i deritanishëm i përplasjes mes policisë dhe protestuesve në rrugën e Kombit.

Qindra qytetarë janë të pranishëm në këtë protestë, ndërsa duke parë që policia nuk i ka lejuar që të afrohen drejt tunelit ku janë vendosur makineritë për pagesën e taksës për këtë rrugë.

Kjo ka shkaktuar irritim të protestuesit, të cilët kanë marrë para policinë dhe kanë goditur me gurë në drejtim të tyre.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Po ashtu, ata janë afruar tek trau ku janë të vendosur makineritë e pagesave, ku i kanë goditur me gurë me qëllim prishjen e tyre.

Ndërsa për të mos lejuar këtë gjë, ndodhen forca të shumta policie, të ardhur nga Tirana, Lezha dhe Shkodra.

Çdo kush që do të kalojë në rrugën e Kombit do të paguajë nga 5 euro deri në 44 euro. Vendosja e kësaj takse ka shkaktuar irritim të madh si në Kosovë po ashut edhe ne vendim tonë, duke u shprehur se pagesa është shumë e lartë.