Ja si e quan Thaçi, Sylejman Selimin

Për lirimin e ish gjeneralit Sylejman Selimi, ka reaguar edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi.

I pari i vendit është shprehur i lumtur për lirimin e Selimit, duke thënë se me lirimin e tij, Kosova është më e mirë dhe me e sigurt.

“Me heroin e gjallë, gjeneralin Sylejman Selimi në liri, Kosova është më e mirë dhe më e sigurt. HTH” ka shkruar Thaçi në fb, derisa ka bashkangjitur edhe një foto me Selimin.


Ish-gjenerali i UÇK-së Sylejman Selimi është liruar gjatë ditës së sotme.

Lajmin e ka dhënë avokati Tomë Gashi, i cili ka mbrojtur Selimin në rastet “Drenica 1 dhe 2”.

Me aktgjykimin fillestar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, Selimi ishte dënuar me burgim prej 14 vjetësh për rastet “Drenica 1 dhe 2”, derisa me ankesë të avokatëve mbrojtës, të bërë në vitin 2016, Gjykata e Apelit kishte zbritur vendimin nga 14 në 10 vjet burgim.

/GazetaBlic/

SHPËRNDAJE