Ja si e shkatërroi era këtë shtëpi në Prishtinë

Erërat e forta që kanë kapluar tërë Kosovën, po shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale.

Stuhia që e ka kapluar veçanërisht Prishtinën ka shkaktuar dhjeta incidente.

Në lagjen Kolovica të kryeqytetit, është rrëzuar çatia e një objekti.

Nga fotot që lexuesit i kanë dërguar Gazetës Blic, shihet se si çatia ka rene plotësisht në tokë si pasojë e erës së fuqishme që po vazhdon ende në kryeqytet.

Banorët kanë treguar se nuk ka pasur lëndime në njerëz por vetëm dëme materiale.

Komuna ka bërë thirrje tek qytetarët që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

SHPËRNDAJE