Ja si e vjedh çantën hajnesha në Prishtinë (Video)

Një vjedhje ka ndodhur sot në një lokal të shitjes së fustaneve në Prishtinë, ku një femër shihet se i ka vjedh çantë.

Në këtë video të siguruar nga portali Veriu.info, shihet se si hajnesha sillet rreth tavolinës, përderisa klientja ishte duke provuar një fustan.

Hajnesha inskenon se është duke folur me dikë në telefon dhe në minutën e merr çantën, duke e futur në çantën e vet.

Veriu.info mëson se në çantën e vjedhur ishte kuleta e klientes, kur kishte një kartelë bankare, një sasi të hollash dhe dokumentet personale.

Shikoni se si kjo femër ia vjedh çantën klientes në një lokal në Prishtinë (Video ekskluzive nga portali Veriu.info)


  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE