Ja si erdhi deri te eskalimi i debatit në Kuvend

Debati sonte në Kuvendin e Kosovës është ndërprerë pas eskalimit të situatës. Ishte deputeti i LDK’së Xhavit Ukaj, ai i cili në një moment i është vërsulur kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani. Kjo e fundit ndërpreu seancën duke e quajtur Ukajn të ‘pa edukatë’.

Gjithçka nisi derisa në foltore po fliste Ganimete Musliu e PDK’së. Ajo i ishte drejtuar me ‘mbylle gojën’, Fitore Pacollit të VV’së e cila i kishte replikuar.

Në këtë rast, Osmani i kishte tërhequr vërejtjen Musliut, duke nxitur reagimin e Ukajt.

Derisa Musliu doli në foltore, Ukaj iu vërsul Vjosa Osmanit ku edhe më pas kjo e fundit e ndërpreu seancën duke thënë se seanca nuk mund të vazhdojë për shkak të paedukatës të disa deputetëve.

SHPËRNDAJE