Jabllanicë e Madhe: Fëmijët gjejnë mjet shpërthyes në pyll, e marrin me vete

Në Jabllanicë të Madhe të Pejës, është gjetur një mjet shpërthyes.

Mjeti shpërthyes është gjetur pasditen e së enjtes, dhe i njëjti është marr me vete nga dy fëmijë 6 dhe 8 vjeçar të cilin e kishin marr me vete dhe vendosë afër shtëpisë.

”Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy nipat e tij 6 dhe 8 vjeç gjatë shëtitjes në pyll kishin hasur në një mjet shpërthyes të cilin e kishin marr me vete dhe vendosë afër shtëpisë së tyre”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Njësiti policor ka bërë sigurimin e ati mjeti, derisa njësiti EOD i FSK-së në mënyrë të sigurte, pa ndonjë incident e ka bërë tërheqjen e ati mjeti.

SHPËRNDAJE