Jabllanoviq nxirret me dhunë nga zyra e tij në veri

Me urdhër të kryetarit paralel të kryetarit të Leposaviqit, Zoran Todiq, është larguar nga zyra kryetari aktual i komunës, Dragan Jabllanoviq, i cili është zgjedhur mbi bazën e ligjit për zgjedhjet lokale të Republikës së Kosovës.

Dragan Jabllanoviq është babai i ish-ministrit në Qeverinë Mustafa, Aleksandër Jabllanoviq.

Për largimin e kryetarit Jabllanoviq kanë marrë pjesë edhe nëna dhe motra e kryetarit të listës serbe, Sllavko Simiq, raporton Tribuna Channel.

Nëna Radojka dhe motra Sllagjana Simiq, siç shihet në këto fotografi, aktivisht janë marrë me mbledhjen e njerëzve për largimin e kryetarit Dragan Jabllanoviq.

Jo zyrtarisht mësohet se tensionet janë rritur pas ndarjes në dysh të Listës Serbe.

Aleksandër Jabllanoviq ditë më parë ka regjistruar partinë e tij, të quajtur “Partia e Serbëve të Kosovës”, duke u bazuar dhe respektuar në tërësi Kushtetutën e Republikës së Kosovës. /Veriu.info

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE