Jahjaga thotë se ajo që bëri Brovina është gërditshme dhe jo njerëzore

Ish presidentja Atifete Jahjaga ka thwnw se ajo që bëri Flora Brovina është gërditshme dhe jo njerëzore.

Ndaj veprimit të deputetes Flora Brovina e cila publikoi një fotografi ku shihet se si disa krimi inelë serbë dhu nojnë në mënyrë çnjerëzore një grua shqiptare nga Kosova, ka reaguar edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga, duke thënë se një veprim i tillë është një goditje e rëndë për mijëra të mbijetuara të dhunës sek suale.

Sipas Jahjagës një veprim i tillë i deputetes së PDK’së është i gërditshëm dhe neveritshëm.

Ish-presdientja thotë që një veprim i tillë cenon rëndë privatësinë e viktimës, dhe një truam për të mbijetuarit e dhunës sek suale gjatë luftës në Kosovë.

Reagimi i plotë:

Një goditje e rëndë u është bërë sot mijëra të mbijetuarve të dhunës sek suale gjatë luftës në Kosovë me publikimin e pamjeve që tregojnë dhun imin e një gruaje nga forcat ushtarake serbe gjatë luftës! Është e gërditshme, e neveritshme, dhe e turpshme se si një depuetete e Kuvendit të Kosovës, e cila dikur ngriste dorën kundër të drejtave të grave e burrave të dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë, sot shfrytëzoi pikërisht godinën e Kuvendit për të publikuar para mediave një fotografi që thuhet se dokumenton aktin e dhuni mit të një gruaje shqiptare nga tre ushtarë serbë.

Veprimi i deputetës është joetik, joligjor, e jonjerëzor! Publikimi fotografisë cenon rëndë privatësinë e viktimës dhe mund të çojë në zbulimin e identitetit të një dëshmitareje potenciale të kri mit që Serbia ka kryer ndaj popullit tonë. Publikimi i asaj fotoje ri-traumatizon vikt imën dhe të gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe dekurajon të mbijetuarit që të dalin përpara me të vërtetën mbi krimin që është kryer mbi trupat e tyre.

Publikimi i fotografisë është një goditje e rëndë për dinjitetin e gruas që shihet në fotografi dhe është një goditje e rëndë për luftën tonë për drejtësi për mijëra gra e burra që u bënë cak i një fushate të egër të dhunimit sek sual që Serbia kreu në Kosovë gjatë luftës së 1998-1999 për ta spastruar Kosovën etnikisht nga shqiptarët!

U bëjë thirrje mediave që të largojnë fotografinë nga platformat e tyre për të mos e dëmtuar viktimën edhe më shumë! U bëjë thirrje autoriteteve të drejtësisë që të hetojnë këtë veprim dhe të veprojnë në përputhje me ligjin!

Të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë nuk janë vegla që mund t’i përdorni për spektaklet e juaja politike!

SHPËRNDAJE