James flet për të ardhmen, ‘zbulon’ klubin e ri

James Rodriguez pranon se ende nuk e di se ku do të luaj sezonin e ardhshëm, por pranon se Napoli po interesohet për shërbimet e tij.

Napoli po punon shumë për një marrëveshje për të transferuar në James, i cili ndihmoi Kolumbinë të mundë Paraguain 1-0 në ndeshjen e fundit të grupit të Copa America të dielën.

“Nuk e di ku do të luajë sezonin e ardhshëm”, tha mesfushori pas ndeshjes.

“Tani po mendoj veç për Copa Amerikën, duhet të qëndroj i qetë. Mund të shkoj në Napoli, por kjo varet nga klubet.”

“Ka disa njerëz në klub që po punojnë shumë, por nuk mund të bëj asgjë nga këtu”.

Në fund, ai me shaka ka theksuar se italishtja e tij është shumë e dobët.

SHPËRNDAJE