Japin dorëheqjen 3 gazetarë të CNN, për shkak të Trump

Tre gazetarë të njohur të CNN, kanë dhënë sot dorëheqjen, pasi që kjo media fillimisht tërhoqi dhe më pas kërkoi falje për shkak të tekstit të botuar në ueb-faqen e saj, për lidhjet ndërmjet fondit të investimeve ruse dhe bashkëpunëtorit të afërt të presidentit Donald Trump.

Dorëheqje kanë dhënë Thomas Frank, autor i tekstit, Lex Haris, udhëheqës i redaksisë për hulumtime të gazetarisë dhe Eric Lichtblau, redaktori i njësisë, shkruan “New York Times”.

Artikulli, i cili raportonte se Kongresi po hetonte lidhjet e fondit të investimeve ruse me zyrtarët e Trump, kishte cituar burime anonime. Këta lloj artikujsh rishikohen nga disa departamente brenda CNN, përfshirë verifikuesit e fakteve, ekspertët e standardeve të gazetarisë, para se ata të publikohen.

SHPËRNDAJE