Jehona Dreshaj i ‘çmend’ të gjithë në dasmën e motrës, vishet ngusht e gjoksin në fushë

Përderisa dje motra e saj, Afërdita i ka dhënë fund beqarisë, rendi i është lëshuar Jehonës, shkruan GazetaBlic.

Bukuroshja shqiptare nga Maqedonia, dje ka marrë pjesë në dasmën e së motrës me ç’rast ka bërë publike edhe një imazh ku shihet teksa në dorë mbante një buqetë me lule.

Siç e do rendi ajo e cila pret buqetën me lule, e ka radhën të martohet. Jehona, 23-vjeçe, shquhet për linjat e bukura trupore dhe për një konstrukt të përsosur të fytyrës, ajo për dallim nga e motra, nuk është bërë ende pjesë e ndonjë skandali sa i përket lidhjeve.

© Jehona Dreshaj [instagram]

E veshur me një fustan të zi e të ngushtë, me flokët e kapura nga pas por shumë të ç’rregulluara, Dreshaj ka shkëlqyer në dy imazhet e njëpasnjëshme që i ka bërë publike në “Instagram”.

Ajo u ka treguar plot 89 mijë ndjekësve se sa joshëse e sa provokuese di të jetë. Duke vënë në fokus gjoksin e bujshëm ajo ka bërë për vete me mijëra njerëz të cilët e kanë ‘bombarduar’ atë me komente pozitive.

© Jehona Dreshaj [instagram]

“Mos m’u gjuani kur ta shihni këtë” – është përshkrimi që ajo ia ka bashkangjitur imazhit të publikuar.

Ndonëse Afërdita është martuar dje me lojatrin e hokejit në akull, Jakub Kindl këta të fundit ende nuk kanë nisur muajin e mjaltit. Në një video në “IsntaStory” ajo shihet të qëndrojë në “1 Hotel South Beach” në Majami bashkë me disa nga miqtë e saj.

SHPËRNDAJE