“Jemi dhe mbesim opozitë”- Zyrtari i PDK-së mohon kategorikisht përfshirjen e PDK-së në qeveri!

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili, ka hedhur poshtë kategorikisht idenë e përfshirjes së PDK-së në qeveri.

Ismaili ka theksuar se pavarsisht se ka mendime të ndara tek votuesit e PDK-së, vendimi i tyre është që do të qëndrojnë në opozitë.

“Kjo pyetje po ngrihet që disa muaj dhe po ndodh për shkak të një vakumi që po ndodh në qeveri. Qeveria nuk ka një vizion se çfarë do bëhet në dhe pas Pandemisë, pra është një diskurs që po bëhet jashtë PDK-së që ne të përfshihemi në qeveri. PDK-ja po kërkohet si vlerë për stabilizim të qeverisë. Ka mendime të ndara tek votuesit tanë, ka disa që thonë bani një zgjidhje dhe krijoni një dinamikë të re, por ne jemi opozitë dhe do jemi opozitë. Vendimi jonë është që ne të mbesin në opozitë” tha Ismaili në T7.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE