Jep dorëheqje anëtari i LDK-së në KQZ, pritet të garojë për deputet

Zhvillime të reja janë shënuar në mbledhjen e pasdites në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Indeksonline mëson se Florian Dushi ka dhënë dorëheqje nga posti i anëtarit të KQZ-së.

Burime tona tregojnë se Dushi pritet të jetë në listën e Isa Mustafës për deputet të Kuvendit.

Aktualisht, LDK-ja ka anëtarë në organin zgjedhor vetëm Sami Hamitin.