Jep dorëheqje nga Drenica presidentja e klubit, Mihane Kodra-Bekteshi

Klubi i Drenicës përmes një postimi ka lajmëruar që presidentja e klubit, Mihane Kodra-Bekteshi ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj.

Drenicën do të udhëheq drejtori i klubit, Nehat Hamiti deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, transmeton gazeta online Veriu.info.

Drenica arriti që mbijetesën ta siguroj në javën e fundit të Superligës.

Postimi i plotë i KF Drenicës:

Të nderuar, tifozë e përkrahës të klubit futbollistik “Drenica”.

Ju njoftojmë që sot ka dhënë dorëheqje kryetarja e klubit tonë, znj. Mihane Kodra-Bekteshi.

Deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, klubin tonë do ta udhëheq drejtori sportiv, Nehat Hamiti.

Shumë shpejtë klubi jonë do të riorganizohet dhe do të përgatitet që të nis sezonin e ri 2020-2021, për të korrur suksese të reja e për të bërë krenar secilin drenicak e përkrahës tonë.
Skenderaj,

30.07.2020

SHPËRNDAJE