Jeta nuk përfundon pas një ndarje, përkundrazi!

Jeta nuk përfundon pas një ndarje, përkundrazi. Fshiji lotët dhe bëhu e bukur për veten.

Qaj. Derdh lot. Çliroje çdo emocion që lidhet me trishtimin tënd. Bëje përsëri dhe përsëri dhe përsëri derisa të jesh gati. Gjej një serial televiziv që do të të argëtojë. Sinqerisht, pi çdo gjë që të pëlqen. Bisedo me njerëz të afërt. Kalo kohë me miq dhe familjarë. Fillo të shkosh në terapi. Ti nuk je vetëm, nuk je kurrë vetëm.

Zemërohu. Ai u largua nga ti. Pranoje. Ai ishte një tip destruktiv. Ai nuk të donte më në jetën e tij. Ju të dy nuk keni qenë në të njëjtën gjatësi vale. Zemërimi i tij me jetën të frikësonte. Depresioni i tij ishte shumë për ty. Cilado qoftë arsyeja, ndjenjat tuaja kanë vlerë.

Kujto kohën e mirë që kaluat së bashku. Jo gjithçka që ndodhi ishte e keqe. Ka pasur kujtime të mira, me të vërtetë kujtime të bukura, fantastike dhe të pakrahasueshme. Mos harro se, në trishtimin dhe zemërimin tënd, kishte diçka të bukur.

Pa marrë parasysh se çfarë ka ndodhur në marrëdhënien e fundit që ke pasur, vlera jote nuk zhduket papritmas. Ti vlen. Ti meriton gjëra të bukura. Ti meriton të jesh e lumtur.

Festoje atë që ke mësuar. Çfarëdo që ke mësuar, festoje. Gjej një arsye për të dalë jashtë. Nuk po them vetëm që të udhëtosh, mjafton edhe thjesht duke nxjerrë qenin për një shëtitje nëpër lagje. Bëni një shëtitje në natyrë. Më beso, edhe një shëtitje e shkurtër do ta bëjë mendjen tënde të çlirohet.

SHPËRNDAJE