Jo më shumë se 60km/h: 3 rregullat që duhet t’i respekonte shoferi i Enver Hoxhës, në të kundërtën ‘i shkonte koka’

Ish-diktatori shqiptar Enver Hoxha, kishte një jetë të mbushur me mistere, ndoshta më shumë se sa yjet e muzikës, apo të kinemasë të cilët kanë qenë shumë më të hapur për median dhe publikun. Hoxha kishte vetyra luksoze dhe disa rregulla që shoferi i tij duhej t’i respektonte në përpikmëri.

Enver Hoxha kishte një veturë të tipit Mercedes 600, limuzine ka qenë diamanti mbi kurorën e veturave me të cilat ka udhëtuar drejtuesi i lartë i shtetit komunist shqiptar.

Më poshtë Gazeta Metro ju sjellë 3 rregullat që duhet t’i respektonte me përpikmëri shoferi i Enver Hoxhës, në të kundërtën edhe mund të vritej:

1. Nëse Enver Hoxha ulej në sedijen e pasme të makinës, nuk kishte më trimëri, por as frikën s’mund ta njihje, ndërsa pakujdesia më e vogël shënohej me “bojë të kuqe”.

2. Drejtuesi i automjetit duhet të kryente detyrën me përpikëri, ndërsa oficeri shoqërues ndiqte të gjithë procesin me një vëmendje dyshuese deri në çastin e fundit.

3. Në bulevardet e kryeqytetit, por dhe në rrugët inter-urbane, Benzi ‘300 SEL’ me benzinë, një prodhim super i perëndimorëve gjermanë, nuk duhet t’i kalonte 60 kilometrat në orë.

Vetëm kështu jeta e drejtuesit të shtetit ishte e siguruar në çdo rast. Gjithçka e përcaktuar nga ekspertët ishte firmosur nga vetë kryeministrit Mehmet Shehu.

Veturat të cilat ka përdorur Enver Hoxha janë: Fiat Millecento, Alfa Romeo, ZIM, Flamuri i Kuq, Gaz 67, Gaz 69, Kadillak, Mercedez Benz 300 SEL dhe Mercedez Benz 600 Limuzinë.
/gazetametro.net

SHPËRNDAJE