Jo vetëm Naim Abazi dhe Mihrije Braha, edhe kjo aktore kosovare thotë se ka ndërtuar 22 shtëpi

Këngëtarët Naim Abazi dhe Mihrije Braha u komentuan shumë në media rozë së fundi, shkruan GazetaBlic.

E gjithë kjo, pasi që Naim Abazi dha disa deklarata për humanistin tashmë të njohur Halil Kastratin.

Ai tha se ky i fundit, po ndërton shtëpi me paratë e të tjerëve, po ashtu ai e ceki se  Mihrije dhe ai vite më parë iu kanë ndërtuar shtëpi të varfërve.

Por një ditë me vonë, këngëtari publikoi një video ku iu kërkoi falje të gjithëve lidhur me ato deklarata.

Së fundi, në një intervistë edhe aktorja Teuta Krasniqi tha se ka ndërtuar 22 shtëpi dhe askush nuk e dinte.

Duke u pyetur në atë se cila ka qenë sfida më e madhe për të, aktorja tha: ‘Një nga sfidat më të mëdha është realizimi i emisionit humanitar ‘Lidhja mes nesh’, ku kam arritur të ndërtoj 22 shtëpi për familjet e varfëra në Kosovë. Gjetja e donacioneve ka qenë sfidë e madhe por jam shumë mirënjohëse që këta njerëz kanë besuar tek unë dhe projekti u realizua me sukses’./GazetaBlic/

SHPËRNDAJE