Ju kujtohet “Maiza” te “Zhadja”, ja si duket tani si 50 vjeçare

Pamje nga përditshmëria e aktores. Daniela Ecsobar, e njohur si “Maiza” ka qenë njëra ndër aktoret e njohura të serialit mjaft të pëlqyer “O Clone”.

“Maiza” në serial qenë rivalja e aktores kryesore, “Zhades”, e cila ka luajtur rolin e gruas, që ka kaluar jetën me burrin (Lukasin), i cili ka qenë i dashuruar në (Zhaden).

Ndërsa, më të fuqishëm rolin e saj e ka bërë ai i një nëne, e cila ka vuajtur për vajzën që i drogohej.

Në kohën kur ishte xhiruar seriali, Daniela apo “Maiza” ka qenë 33 vjeçare, ndërsa tani aktorja ka 50 vjet, shkruan rtv21.tv.

Nga imazhet e publikuara në instagram, ku numëron 124 mijë ndjekës, përveç stilit dhe moshës, aktorja duket se nuk ka ndryshuar edhe aq shumë në pamje.

Daniela Escobar është lindur më 16 janar të vitit 1969 në Brazil. Ajo ishte martuar me regjisorin Jayme Monjardim në vitin 1995, ndërsa është ndarë në vitin 2003, me të cilin ka djalin, André Matarazzo.

Aktorja ishte martuar edhe njëherë me biznesmenin Marcelo Woellne në vitin 2009, por që edhe kjo martesë ka përfunduar pas një viti.

”O Clone” ka qenë telenovelë braziliane që ishte zhvilluar në Rede Globo nga 1 tetori i vitit 2001 deri më 14 qershor të vitit 2002, i cili ishte transmetuar edhe në RTV21./21Media

Fotografi të aktores nga përditshmëria

SHPËRNDAJE