Juristi tregon për hapat që duhet të marr VV për pozitën e kryepalamantarit në mënyrë që LDK të mos bëj “hile”

Juristi, Bislim Bislimi, ka thënë se është një detaj interesant nga negociatat VV-LDK për pozitën e kryeparlamentarit.

Bislimi thotë se edhe nëse Konjufca jep dorëheqje nga kryeparlamentari apo nëse dështon koalicioni, përsëri kryeparlamentari i mbetet VV-së.

Kështu që sipas tij, koalicioni i përfolur LDK-AAK-NISMA nuk mund të llogarisin për këtë pozitë.

Ai shton se ndryshimet e tjera që ndodhin në numrat në parlament, nuk mund të ketë pasoja edhe në ndërrimin e renditjeve të partive që kanë dalë nga zgjedhjet.

Më poshtë mund ta shihni shkrimin e tij të plotë:

Ka një detaj interesant, deri tani i pavërejtshëm në këto negociatat ndërmjet LVV dhe LDK-së. Në rast të dorëheqjes së z. Konjufca nga posti i kryetarit të Kuvendit, dhe dështimit të koalicionit, posti i kryetarit të Kuvendit përsëri i mbetet LVV’së. Koalicioni i përfolur ndërmjet LDK, AAK, NISMA nuk mund të llogarisë në këtë pozitë kur ta arrijnë marrëveshjen.

Kjo është kështu per faktin se me sistemin tonë kushtetues, ndryshimet e ndërkohshme të numrave në parlament, nuk shkaktojnë pasoja në rënditjen e partive që dalin nga zgjedhjet.

Konjufca fare lehtë mund ta paralajmërojë/ofrojë pozitën e tij në dispozicion të negociatave për marrëveshje por formalisht dorëheqjen ta paraqesë vetëm pasi të ishte arritur marrëveshja. Në rastin e kundërt (dështimit të marrëveshjes), ai mund ta mbajë atë pozitë apo ta tërheqë ofrimin e dorëheqjes.

Ky sqarim është për të gjithë ata që po e argumentojnë barrikadimin e LVV’së me hipotezën se “edhe nëse jep dorëheqje Glauku, përsëri LDK nuk futet në koalicion”. Mundësia për bllof apo hile, nuk ekziston, nëse LVV vendosë ta bëjë këtë hap.

SHPËRNDAJE