Ka filluar pastrimi i Liqenit Akumulues i Lumit Ibër në Mitrovicë

Të dielën nga orët e hershme të mëngjesit ka filluar të zhvillohet aksioni për pastrimin e Liqenit Akumulues të lumit Ibër.

Ky aksion është ndërmarrë me iniciativën e Komunës së Mitrovicës, Shoqatës së Peshkatarëve të Mitrovicës, OJQ”Lets do it Kosova” si dhe shumë qytetarëve tjerë vullnetarë.

Pastrimi po bëhet në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, i cili në komunën e Mitrovicës ka fillua nda sot dhe që do të zgjasë deri më 13 tetor.

Drejtori për Mbrojtjen e Mjedisit, Asllan Isufi, e mirëpriti këtë organizim ku theksoj më pas se këtë aksion e kemi filluar nga Liqenit Akumulues i lumit Ibër me qëllim që të pastrohen hapësirat ujore nga barishtet.

Drejtori Asllani, më tutje shtojë se ky aksion do të vazhdojë deri në pastrimin e plotë të gjithë qytetit të Mitrovicës.

SHPËRNDAJE