Ka lindur tre muaj pas vdekjes së babait: Lexoni 6 fakte të pazakonta për Bill Clinton

Bill Clinton është presidenti amerikan më i dashur i shqiptarëve për ndikimin e tij në çlirimin e Kosovës, dhe konsiderohet shpëtimtar i kosovarëve nga gjenocidi.

Clinton kishte lindur tre muaj pasi babai i tij William Blythe, kishte vdekur në një aksident automobilistik. Më poshtë Gazeta Metro ju sjellë 6 fakte që s’i keni ditur rreth tij:

Presidenti Clinton dhe Bush janë dy presidentët e vetëm që shkruajnë me dorën e majtë.

Në vitin 1996, Presidenti Klinton u bë demokrati i parë që ishte zgjedhur ndonjëherë për një mandat të dytë që nga koha Franklin Delano Roosevelt në 1936. (Presidenti Barack Obama e përsëriti këtë gjë në 2012.)

Bill Clinton ka fituar dy herë Grammy. Në 2004 për herë të parë për rrëfimin e një tregimi ‘Peter and the Wolf’.  dhe në vitin pasues fitoj Grammy për rrëfimin e autobiografis së tij ‘My Life.’

Clinton ka luajtur saksofon në një treshe jazz të njohur si ‘Three Blind Mice’ dhe ende luan më këtë instrument. Përformanca e tij me e njohur është “Heartbreak Hotel” e Elvis Presle.

Bill Clinton kishte shkuar në Korenë e Veriut në vitin 2009 për të negociuar dhe për lirimin e ndaluar të gazetarëve amerikane Euna Lee dhe Laura Ling.

Clinton ishte pagëzuar me emrin William Jefferson Blythe, pas vdekjes së të atit. Clinton jetoj me nënën e tij Virginia Cassidy, e cila u martua me Roger Clinton. Bill Clinton në adoleshencën e tij, ishte adaptuar nga njerku i tij Roger Clinton, prej nga edhe mori mbiemrin Clinton.

SHPËRNDAJE