Kadri Veseli i bën bashkë pozitën e opozitën, kjo është arsyeja

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur se që nga java e ardhshme së bashku me përfaqësuesit e partive politike në vend do të fillojë një turne lobimi në qendrat europiane, për të kërkuar mbështetjen për liberalizim.

Postimi i tij i plotë:

“Nga java e ardhshme, i shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e partive politike në Kuvendin e Kosovës, pozitë dhe opozitë, do të filloj një turne lobimi në qendrat europiane, për të kërkuar mbështetjen për liberalizim, e po ashtu për të garantuar se qytetarët tanë do t’i respektojnë plotësisht procedurat që parasheh programi i lëvizjes së lirë në Zonën Schengen”, ka shkruar Veseli në facebook.

SHPËRNDAJE