Kajtazi: I vdekuri votoi me postë në Istog

Kajtazi në emisionin “Debat D-plus” tha që ka siguruar informacion se në komunën e Istogut në votim përmes postës kanë votuar njërëz të cilët janë të vdekur.

“Unë kam pa që në Istog shumica e votave me postë janë të manipuluara, madje kam informacion se njeriu që ka vdekë në vitin 2012, Tafë Xhukaj, ka votuar. Ai ka një email të tij e cila është Xhukaj.tafë@gugumail.com”, ka thënë Kajtazi.

Sipas Kajtazit rinumërimi i votave duhet të bëhet edhe në Prishtinë, sepse edhe këtu mund të kemi raste të njëjta me të Istogut.(Shiko pamjen e plotë ⬇⬇⬇)

“Kemi fakte kogja të shumta që votat me postë janë të keqpërdorura, ndoshta kjo mund ta arsyetoj përpjekjen që të bëhët rinumërimi i votave edhe në Prishtinë, sepse ndoshta dalin “gugumaila” të tjerë edhe në Prishtinë që e ndryshojnë rezultatin. Në këto raste duhet të ketë shumë kujdes sepse të paktën psëdhjetë ose gjashtëdhejtë raste të tilla janë indetifikuar si vota të keqpërdorura”, ka thënë Kajtazi.

SHPËRNDAJE