Kamberi i LDK-së e demanton PDK-në për disa aderime të prezantuara

Kryetari i LDK-së në Mitrovicë dhe njëherësh kandidati i kësaj partie për deputet në Kuvendin e Kosovës, Safet Kamberi, ka reaguar ndaj një publikimi të degës së PDK-së, e cila pretendon se i ka marrë disa anëtarë të LDK-së

“Njoftimi i PDK-së në Mitrovicë kinse për aderimin e disa anëtarëve nga partitë tjera në fshatin Kçiq, ndër to edhe LDK, është një e pavërtetë e madhe.

Asnjë anëtar i LDK-së, e as votues, nuk ka kaluar në PDK.

Kçiqi është fshat ku PDK-ja s’ka vend, hiç.

Para disa dite, në tubimin e LDK-së me banorët e Kçiqit, është konfirmuar se ata e kanë nda mendjen: Me Vjosen Kryeministre”, ka shkruar Safet Kamberi në Facebook.

SHPËRNDAJE