Kamberi i LDK-së: Kosova nuk do të jetë e njëjtë pas 6 tetorit, do të çlirohet nga logjika mesjetare

Kandidati i LDK-së për deputet nga Mitrovica, Safet Kamberi, i cili është edhe kryetar dege i partisë, ka thënë se Kosova nuk do të jetë e njëjtëa pas zgjedhjeve.

Sipas tij, pas kësaj date, Kosova do të çlirohet nga logjika farefisnore dhe mesjetare e qeverisjes.

Ai ka potencuar se shteti do t’i kthehet popullit, ndërkaq popullit do t’i kthehet mirëqënia.

Statusi i plotë:

Mirëmëngjesi njerëz të mirë,

Kosova jonë e bukur nuk do të jetë më e njejtë pas 6 tetorit, ajo do të çlirohet nga llogjika farefisnore e mesjetare e qeverisjes. Shtetin do t’ia kthejmë popullit, e popullit do t’ia kthejmë mirëqenien!

Me Vjosen Kryeministre!