Kandidati i PDK-së bëhet gati për të marrë pozitën e kryeministrit

Ish-kryetari i rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Ibrahimi, që kishte aderuar më pas në Partinë Demokratike të Kosovës, ka vetë-shpallur kandidaturën për Kryeministër.

Menjëherë pas dorëheqjes së ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Ibrahimi kishte thënë se i është ofruar posti i kryeministrit.

Mirëpo, sipas Ibrahimit, statusi i tij i para disa ditëve në lidhje me ofertën për t’u bërë kryeministër, ka pasur kuptim sarkastik dhe kishte dashur të ‘godiste’ disa liderë politik që dëshironin të bëheshin kryeministër pa legjitimitet.

Megjithatë, ai nuk e ka fshehur synimin e tij për postin e kryeministrit të vendit.

“Në rast se do të shkonim me një Qeveri tranzitore ose me koalicionin e ardhshëm PDK-LDK. Në rast se në këtë proces kishin me u përfshi emra si Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Kadri Veseli kisha pasë disponimin që me u tërhjek”, ka thënë Ibrahimi.

Kujtojmë që edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, kishte thënë dje se ka ambicie për t’u bërë kryeministër ose president./Reporteri.net/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE