Kaos në Prishtinë, ja çfarë po ndodh atje (PAMJE)

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më herët në Prishtinë.

Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, në këtë aksident janë të përfshira një autobus i Trafikut Urban dhe një veturë e tipit ‘Golf – V’, shkruan Indeksonline.

Ende nuk dihet  se a ka lëndime në njerëz, veçse dëme të konsiderueshme materiale.

Autobusi dhe vetura kanë bërë që për disa minuta të bllokojnë komunikacionin në rrugën mbrapa objektit të vjetër të Komunës.

Përderisa, në vend të ngjarjes nuk janë parë njësitet e trafikut të Policisë së Kosovës.

Më poshtë shikoni pamjet:

/Indeksonline/

SHPËRNDAJE