Kaos te Lazio: Shumë lojtarë pozitiv me COVID-19, kjo është gjendja e Muriqit

Lazio ka konfirmuar disa të infektuar me COVID-19 pas testeve të bëra të premten, por ndeshja me Torinon do të luhet.

Në prag të transfertës ndaj Club Brugge në Europa League, testimet e UEFA-s konfirmuan pozitivë me COVID-19 futbollistë si Immobile, Luis Alberto, Lazzari e Anderson, të cilët iu shtuan emrave si Strakosha, Lucas Leiva, Luiz Felipe, Armini e Cataldi.

E si të mos mjaftonin këta, në klubin e Lazios janë të dëmtuar edhe futbollistë si Radu, Luliç e Escalante, ndërsa të enjten në mbrëmje listës iu shtuan edhe Fares e Patric.

Skuadra është në emergjencë totale para sfidës me Torinon pasi tani vet Lazio ka konfirmuar një numër të madh të futbollistëve dhe stafit të infektuar, por duke mos treguar sa futbollistë në total.

Sido që të jetë, tani për tani ndeshje me Torinon do të luhet.

Lazio ka konfirmuar se edhe njëherë sot do të shikohen të gjithë një nga një për të parë se cilët futbollist do të jetë të gatshëm të udhëtojnë për ndeshjen me Torinon, Vedat Muriqi mund të luajë nga fillimi.