Kapen me armë tre fëmijë në Drenicë, po gjuanin në shenjë

Policia ka ndaluar tre persona të moshës së mitur në fshatin Qirez të Skenderajt.

Rasti ka ndodhur dje rreth mesditës.

Pas një informate të pranuar, njësitë policore në fshatin e lartcekur kanë ndaluar tre persona të dyshuar të mitur dhe i kanë sjellë në stacion të Policisë, pasi që tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjysmë-automatike e kal.7.62 mm pa fishek, dy pistoleta plastike, një gaz maskë, dy palë dylbi, një thikë dhe një brisk, një qese me fasha, një uniformë e kamufluar ushtarake si dhe 13 (trembëdhjetë) gëzhoja të kal. 7.62 mm.

Dyshohet se të dyshuarit kishin shkuar afër një pylli dhe kanë gjuajtur shenjë në një lis.

Policia po e trajton rastin si armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës.

SHPËRNDAJE