Kapet Hashim Thaçi me gazetarin Ermal Panduri: Pse nuk ia bëre Kurtit këtë pyetje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është përplasur edhe me gazetarin Ermal Panduri.

E gjithë kjo për shkak të insitimit të gazetarit se a do të jap dorëheqje nëse Gjykata Kushtetuese konstaton se ka bërë shkeje me dekretimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

“Pse këto pyetje nuk ia bëre Albin Kurtit kur e kishe këtu”, tha Thaçi.

Menjëherë ka reaguar gazetari Panduri, i cili tha se cilat pyetje nuk ia kam bërë…

“I nxorët disa anketa që janë votuar nga India apo Pakistani…”, tha Thaçi.

Menjëherë reagoi Panduri duke shtuar se nëse ai dëshiron, do t’ia jap edhe statistikat.

Thaçi ndër të tjera nuk e ka përjashtuar edhe dorëheqjen si mundësi.

Megjithatë, Thaçi ka theksuar se beson që vendimi i tij për ta mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër.

SHPËRNDAJE