Kaq deputetë i humb VV’ja me futjen në Kuvend të AKR’së dhe NISMA’s

Koalicioni Nisma Socialdemokrate-Aleanca Kosova e Re do t’i sigurojë 6 ulëse në Kuvendin e Kosovës, ndërsa Vetëvendosja me këtë rast do t’i humb dy ulëse.

Një nga partitë që do të preket më së shumti nga hyrja potenciale e koalicionit Nisma-AKR në Kuvend është Lëvizja Vetëvendosje, e cila dot’i humbte dy ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Nga 31 ulëse që merr sipas rezultatit preliminar të 100 për qind të votave të numëruara nga KQZ, Vetëvendosje do të kishte vetëm 29 ulëse në Kuvend nëse Nisma-AKR kalon pragun, raporton Insajderi.

Sipas Formularit të Raportimit të Rezultateve të partive politike (FRP), pas rinumërimit të 82 për qind të votave nga rinumërimi i 314 vendvotimeve, Nisma ka kaluar pragun zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare 2019.

E, me kalimin e pragut zgjedhor sipas këtij rezultati – me 5.02 për qind të votave të fituara -, koalicioni Nisma-AKR do t’i sigurojë 6 ulëse në Kuvendin e Kosovës./gazetametro.net

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE