Kaq është pasuria e Vjosa Osmanit

Vjosa Osmani edhe zyrtarisht është kandidate e LDK-së për kryeministër.

Mes shumë pakënaqësive dhe zhurme të krijuar brenda LDK-së, ish-deputetja u zgjodh si kandidate për të paren e Qeverisë, pasi dështoi të kandidohej si kryetare e partisë, shkruan lajmi.net.

Osmani gjatë kohës që ishte deputete kishte deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Në pronësi të saj, ajo ka deklaruar një banesë në vlerë prej 40 mijë eurosh e cila sipas saj është ende e papërfunduar.

Një banesë ajo e ka pasuri në pronësi të bashkëshortit në vlerë prej 67 mijë eurosh.

Osmani ka edhe dy shtëpi, njëra në vlerë prej 190 mijë eurosh dhe tjetra në vlerë prej 125 mijë eurosh, në pronësi të bashkëshortit të saj.

Kandidatja e LDK-së për kryeministre në llogarinë e saj ka hiç më pak se 42 mijë euro.

Ndërkaq në një llogari tjetër në një bankë tjetër ajo ka 6 mijë euro.

Osmani, përveç që deri para pak kohësh kishte marrë pagë nga Kuvendi i Kosovës, asaj në llogarinë e saj i kishte dalë për çdo muaj edhe paga nga Universiteti i Prishtinës.

Deklarimin e plotë të pasurisë mund ta lexoni duke klikuar këtu.

SHPËRNDAJE