Kaq para janë grumbulluar nga diaspora

Ministri i Financave, Besnik Bislimi ka thënë se deri tani janë grumbulluar 391.886 euro nga diaspora për fondin e Qeverisë për t’i ndihmuar institucioneve në kohë pandemie, shkruan Gazeta Metro.

Bislmi ka treaguar se edhe qytetarët që jetojnë në Kosovë kanë dhuruar rreth 22 mijë euro.

“Përditësim i informatës për donacionet në llogarinë COVID 19: Deri në këtë moment, në llogari janë derdhur 391.886 Euro. Donacione nga Zvicra janë 206.000 euro; nga Gjermania 92.000; nga Kosova 22.000 Euro, pastaj vijnë donacionet nga Suedia, Norvegjia, Austria, Mbretëria e Bashkuar dhe Belgjika.

Shumë faleminderit secilit prej jush”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

SHPËRNDAJE