Nëna e Leonora Jakupit ndryshon krejtësisht pamjen.
Me thjeshtësinë dhe origjinalitetin që reflekton tek publiku, Leonora Jakupi mbetet idoll i shumë gjeneratave.
Ajo ka një karrierë të suksesshme muzikore dhe hitet të shumta që përmenden e këndohen edhe sot, shkruan “Kosovarja”.
‘A vritet pafajësia’, është kënga e saj më e pëlqyer e cila dëgjohet edhe në ditët e sotme.
Leonora siç çdo artiste tjetër publikon fotografi të ndryshme në rrjetet sociale, duke qenë në këtë mënyrë vazhdimisht në kontakt me publikun.
E në fotografitë e saj nuk mungojnë as familjarë të këngëtares që ndonjëherë ndanë me ndjekësit.
Ajo është shumë e afërt me nënën e saj të cilën tashmë e njeh edhe publiku.
Një grua elegante dhe e bukur, nga e cila përveç tjerash Leonora e ka trashëguar sharmin dhe bukurinë.
Së fundi Leonora ka ndarë një fotografi të së ëmës e cila i ka prerë flokët dhe i ka rregulluar dhëmbët, siç edhe tregon këngëtarja, e që duket shumë ndryshe dhe bukur padyshim.