Karriera e Vokrrit si futbollist dhe sukseset e tij si president i FFK-së

Fadil Vokrri i suksesshëm si futbollist e më pas edhe në drejtim të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri ka vdekur.

Legjenda e futbollit kosovar ishte dërguar sot me urgjencë në spital pas një komplikimi shëndetsor.

Kurse, nuk vonoi gjatë dhe erdhi lajmi për vdekjen e tij.

Vokrri kishte karrierë të suksesshme si futbollist e më pas udhëhoqi futbollin kosovar drejt ndërkombëtarizimit. Vokrri luajti si sulmues te Prishtina, Partizani, Nimes, Fenerbahce, Bourges 18 dhe Montluçon, përcjell “lajmi.net”.

Ai u zgjedh president i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) më 16 shkurt të vitit 2008.

Në 10 vitet në detyrë ai bëri punë të jashtëzakonshme në ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar.

Pritjes i erdhi fundi në maj të vitit 2016 kur Kosova u bë anëtare në UEFA në Kongresin në Budapest.

Kurse, po ashtu në maj të 2016-ës, Kosova u pranua edhe nga FIFA në Kongresin në Meksikë me 141 vota pro dhe 23 kundër.

SHPËRNDAJE