Kasaphane në Pazarin e Kerreve në Fushë Kosovë, pamje pa koment

Çdo të diele dhjetëra shitës anembanë Kosovës mblidhen tek vendi i ashtuquajtur ‘Tregu i automjeteve’ në Fushë Kosovë.

Ky treg përmban lloje të ndryshme të produkteve, por shërben edhe për shitjen dhe therjen kafshëve dhe shpezëve.

Por, mënyra e trajtimit të kafshëve dhe gjendja që krijohet në këtë treg nga blerësit, po shihet shqetësuese nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve.

Ky Fondacion në llogarinë Facebook kanë shpërndarë disa imazhe në të cilën pasqyrohet më së miri gjendja e kafshëve, por edhe papastërtia, përcjellë Indeksonline.

Sipas tyre jo vetëm që po shkelen të drejtat e kafshëve, por të drejtat themelore të njeriut, sepse nga therja e shpezëve shitësit që disa nga ta janë të mitur mund të marrin sëmundje.

Madje sipas këtij Fondacioni fajtor për këtë gjendje është Policia e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe AUVK.

Ky është reagimi i plotë i tyre:

“Lufta kundër diskriminimit dhe të drejtave themelore (qoftë të njerëzve apo kafshëve) në Kosovë, është thjesht e pamudur. Ky konstatim, u vërtetua edhe sot, në të ashtuquajturin: „pazari i kerreve“, ku verehet, se si punohet dhe nen çfarë kushte.

Së pari, pse themi që shkelen të drejtat themelore të njëriut këtu, vërehet në foto, nga rrobat e punës së djemëve (shitësve të shpezëve) – të cilët ishin edhe të mitur – dhe thernin shpezët, aty, mbrapa kombit të tyre.

Teshat e tyre dhe duart e tyre ishin të mbuluara me gjak dhe pisllëqe. Me këtë, rrezikohet jeta e tyre dhe shpërndarja e sëmundjeve të ndryshme qe mund të bartin shpezet. Kjo është vërtet shqetësuese!!

Sa i përket shkeljeve të të drejtave të kafshëve, nuk ka nevojë as për komente. Mjafton të shikohen fotot dhe mund të shihni se çfarë fati kanë këlyshët qen, qentë e rritur dhe lepujt.

Pse mendojmë qe insitucionet tona e neglizhojnë këtë fenomen qëllimisht?”/Indeksonline/

SHPËRNDAJE