Katër persona i shkojnë në shtëpi burrit nga Vitia dhe e rrahin me shkop druri

Policia e Kosovës, rajoni i Gjilanit ka njoftuar se tre persona janë arrestuar pasi që të njejtit e kanë rrahur një person nga fshati Verban i Vitisë me shkop druri, derisa dyshohet edhe se një nga ta ka gjuajtur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur me datë 14 shtator, rreth orës 21:30, derisa, të njejtët kishin pasur një zënkë edhe më herët.

Në vend të ngjarjes policia e Kosovës ka konfiskuar edhe një pushkë gjuetie derisa, janë arrestuar tre persona që ndërlidhen me këtë rast. Një tjetër i dyshuar gjendet ende në arrati.

Tre të dyshuarit janë ndalë në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit.

“Viktima shqiptar shtetas i Kosovës ka raportuar policisë së Kosovës në Viti, se me 14 shtator 19, rreth orës 21:30, në fshatin Verban, Komuna Viti ,se pas një zënke të më hershme kanë shkuar , në shtëpinë e viktimës katër persona të dyshuar, që të gjithë shqiptar shtetas të Kosovës, të njëjtit e kanë rrahur viktimën me shkop druri, dyshohet se njëri nga të dyshuarit edhe ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Njësitet e Policisë së Kosovës kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjete dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, pa municion. Janë arrestuar tre të dyshuar, që ndërlidhen me këtë rast. Një nga të dyshuarit i njohur për policinë gjendet në arrati. Tre të dyshuarit ndalen në mbajtje për 48 orë, pas procedurave të parapara ligjore”, shkruhet në njoftimin e policisë së Kosovës./GazetaExpress/

SHPËRNDAJE