Katër vajza të mitura ia bën këtë të zezë bashkëmoshatares së tyre

Dje në Obiliq ka ndodhur një përleshje mes disa vajzave të mitura. Katër të mitura kanë sulmuar fizikisht një tjetër, mësohet se vajzat janë nxënëse të shkollës së mesme.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, tha policia.

Njoftimi i plotë:

Me datën 31.10.2018, njësia policore ka identifikuar dhe ka arrestuar katër femra moshë të mitur K/Shqiptare, pasi që të njëjtat kishin sulmuar fizikisht viktimën femër po ashtu moshë e mitur K/Shqiptare. Të dyshuarat dhe viktima janë nxënëse të shkollës së mesme. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt.