Kë po e përkrahin miliarderët amerikan për President të Amerikës?

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka filluar tashmë mobilizimi për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në vitin 2020.

Ajo çfarë po tërheq vëmendje në këtë situatë, është fillimi i një “kampanje” nga miliarderët amerikan, të cilët hapur kanë dalë në përkrahje të kandidatëve për President, nga radhët e demokratëve.

Hoëard Schultz, kryesuesi i kafesë së famshme amerikane “Starbucks”, është ai që ka filluar këtë garë, i cili publikisht i del përballë presidentit aktual, miliarderit Donald Trump.

Themeluesi i kompanisë së famshme mediale dhe souftverike “Bloomberg”, Michael Bloomberg, i cili edhe është më i pasuri nga të gjithë këta emra, ka vendosur ti bashkohet kësaj kampanje në favor të demokratëve.

Përveç emrave të lartpërmendur, kësaj liste i janë shtuar rreth 1oo emra tjerë miliarderësh, të cilët kërkojnë ndryshim qeverisës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas prestigjiozes “Forbes” këta janë donatorët miliarderë që kanë kontribuuar ndaj kandidatëve demokrat: Kamala Harris, Cory Booker, Joe Biden, Pete Buttigieg, Michael Bennet, John Hickenlooper, Amy Klobuchar, Kristen Gilibrand, Jay Inslee, John Delaney, e të tjerë.

Ndërsa kandidatët potencial demokrat që kanë marrë këtë përkrahje janë: Kamala Harris, Cory Booker, Joe Biden, Pete Buttigieg, Michael Bennet, Amy Klobuchar, John Delaney, Tom Steyer, Elizabeth Ëarren, Steve Bullock, Andreë Yang, Julian Castro, Bernie Sanders, Tulsi Gabbard dhe Joe Sestak. /Gazeta inFokus/

SHPËRNDAJE