KEDS investon në Shalë të Bajgorës 748.000 Euro

KEDS-i do të filloj së shpejti realizimin e projektit për ndërtimin e rrjetit të tensionit të lartë në Rajonin e Shalës së Bjagorës, që do të kushtoj 748.000 euro.

Kjo është bërë e ditur në një takim të kryetarit të Komunës, Agim Bahtiri e drejtorit të Drejtorisë për Kadastër e Gjeodezi,Egzon Jashari ,me drejtorin e investimeve në KEDS, Ferid Tufan dhe përfaqësuesit e KEDS-it në Mitrovicë.

Tufan i tha kryetarit Bahtiri se duke parë nevojën që ky rajon ka për furnizim stabil e cilësor me rrymë, KEDS-i ka vendos që të investoj në ndërtimin e rrjetit të tensionit të lartë.

“Jem të gatshëm që këtë projekt të fillojmë së realizuara sa më shpejtë që është e mundur, madje edhe të gjitha përgatitjet tona teknike i kemi bërë, si dhe kemi siguruar materialin e nevojshëm. Por, për të qenë realizimi i suksesshëm na duhet edhe ndihma e komunës rreth lëshimit te lejeve e dokumentacionit tjetër dhe sidomos në kontaktet me qytetarët, nëpër pronat e të cilëve do të vendosen shtyllat e rrjetit, të cilët do të kompensohen”, tha ai.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri e mirëpriti këtë ndërmarrje të KEDS-ti, duke shtuar se ka qenë kërkesë dhe nevojë e kamotshme për të stabilizuar furnizimin me rrymë në këtë rajon.

“Unë ju falënderoj në emër tim dhe në emër të qytetarëve për këtë punë të mirë e të madhe që do të bëni për këtë rajon, banorët e të cilit kanë pas probleme të mëdha me rrymë deri tash. Me rrjetin e ri ky problem do ët zgjidhet njëherë e përgjithmonë. Ju garantoj se të gjitha obligimet e veta komuna do t’i kryej në kohë optimale dhe ashtu si duhet. Ju qysh tani mund të filloni punët që mund të bëhen dhe këto të komunës nuk kanë për të ju vonuar asnjë ditë”, tha kryetari Bahtiri.

Rrjeti i tensionit të lartë ëpr rajonin e Shalës së Bajgorës ka një gjatësi prej rreth 17 kilometrash, nga të cilat rreth shtatë do të jenë rrejt nëntokësor, kurse të tjerat rrjet ajror.

Meqë, KEDS-i, veç e ka zgjedhur punë kryesin, pitet që punët të fillojnë kah gjysma e muajit qershor të këtij viti dhe të përfundojnë në afat prej 120 ditësh, aq sa KEDS- dhe punë kryesi e kanë parapa me kontratën e nënshkruar.

SHPËRNDAJE