Kelmendi: Kadri Veseli i ka hyrë luftës kundër korrupsionit me seriozitet të madh

Migjen Kelmendi, kandiat për deputet nga radhët e PDK-së, gjatë debatit të sontëm me analistë në televizionin publik, ka thënë se Kadri Veseli i ka hyrë luftës kundër korrupsionit me seriozitet të madh dhe me plane konkrete.

Ai tha se ky fenomen ka prekur të gjitha partitë që kanë qeverisur, si në nivelin atë qendror, ashtu edhe lokal, pra edhe LDK-në e Vetëvendosjen.

Kelmendi tha se PDK-ja ka filluar një reformë shumë domethënëse brenda saj, e cila po e vazhdon më tej.

Duke folur për temën e dialogut me Serbinë, Kelmendi tha se gjithmonë kur ka pasur bashkëpunim midis dy forcave të mëdha politike, PDK-së dhe LDK-së, proceset kanë ecur, ndërsa kur ato janë ndarë, Kosova ka ngecur.

“Dialogun e shoh si cështjen më domethënien më të madhe. Qëndrimi i PDK-së dihet, është Kushtetua e cila përcakton territorin. Dialogun me prezencën ë shtuar të SHBA-ve e shoh si një proces i cili nuk pres të kryhet shpejt. Pa një filanizim të dialogut nuk po mund ta rrumbullakësojmë procesin shtetformues të Kosovës.

Neve na duhet një parti që ka kredibilitet politik dhe lidership që guxon të marrë vendime dhe përgjegjësi dhe t’u prijë atyre proceseve. PDK-ja ka qenë gjithmonë prijëse e këtyre proceseve dhe as këtë proces nuk e shoh pa PDK-në”, theksoi Kelmendi.

SHPËRNDAJE