Kelmendi tregon se kujt është duke i penguar taksa 100%

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi në intervistën e javës në Gazetën Blic ka thënë se taksa 100% nuk është duke i penguar askujt në Kosovë.

Kelmendi ka thënë se në këtë rast të gjithë përfitojnë njëjtë ose, siç u shpreh ai, mund të dëmtohen, por përfitues në fund janë të gjithë.

“Vet taksa nuk është duke i penguar partisë time, askujt s’është duke i penguar në Kosovë. As afarizmit s’o tuj i pengu në Kosovë për arsye se taksa e vendosur për të gjithë nuk shkakton pabarazi. Në këtë rast të gjithë përfitojnë njëjtë ose munden të dëmtohen pak, por përfitues në fund janë të gjithë” tha Kelmendi.

Tutje, ai shtoi se kërkimi i pezullimit të taksës është duke u bërë për shkak të mos prishjes së marrëdhënieve me SHBA-të.

“Por ne po themi që me e pezullua taksën për hir të mos prishjes së marrëdhënieve me SHBA-të. Mos të jetë taksa e vendosur drejtë ndaj një armiku të përbetuar, mollë sherri e prishjes së marrëdhënieve tona me SHBA-të” tha ai.

Sipas tij takimet e ambasadorit amerikan, Philip Kosnett me liderët e vendit dhe përplasja e derës pasi të dali ngta takimet me ta nuk është duke u bërë se ai nuk po di se çfarë të flasë.

“Po shiko, nëse Ambasadori Amerikan del dy-tri herë me rekomandim, pastaj e përplasë derën kah të dal prej takimeve me liderët politikë, kjo nuk do të thotë se ambasadori nuk po di çka po flet. Nuk e përplas ambasadori derën… (Gazeta Blic: Por kjo është demantuar prej liderëve në takim!) Këtu gjithçka demantohet për hirë që të thuhet se gjithçka është në rregull. Pra nëse SHBA-të na vendosën kufizim në marrjen e vizave, atëherë kjo po thotë ‘mos m’hajde n’shpi derisa nuk e rregullon çështjen e kërkesave tona’. Dhe nëse një mik, siç janë SHBA-të, po e cek qartë se asnjë mik, por as Kosova nuk mundet asnjëherë nuk mundet me rreziku interesin e përgjithshëm të SHBA-ve” tha ndër të tjera Kelmendi.

I pyetur se a ndërlidhen qëndrimet e tij me biznesin e tij, Kelmendi është përgjigjur se kjo kërkesë nuk ka të bëj me biznes

“Jo, kjo është më shumë me e ndërlidhë për ta armotizuar kërkesën. Për të treguar se kërkesa ime për pezullimin e taksës, s’ka t’bëjë me biznes, kjo fare s’ka t’bëjë me biznis. Kjo ka të bëjë ekskluzivisht me prishjen e marrëdhënieve. Prandaj, edhe tentime të tilla për të njollosur në atë formë që ti të mos flasësh për atë çështje fare, nuk më zbraps mua në atë aspektin e interesit të përgjithshëm shtetëror. Se unë shetin e du, edhe unë e dua shumë”, tha Kelmendi.

SHPËRNDAJE