Këngetari i tallavasë dhe 9 persona të tjerë mbesin mes doganave, s’i pranon as Bosnja e as Mali i Zi

Si pasojë e bllokimit të kufijve, këngëtari i tallavasë Mandi Nishtaulla sëbashku me nëntë persona të tjerë kanë mbetur të “ngujuar” në mes zonës neutrale mes Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi.

Ata ishin duke u kthyer nga Bosna. Me të arritur në kufin e Malit të Zi, atyre nuk i është lejuar të kalojnë kufir dhe janë detyruar të kthehen pas, por as kufiri i Bosnjën nuk i ka lënë ata të kthehen mbrapsht.

Ata kanë mbetur mes dy doganave në pikën kufitare të quajtur Trebinjë.

Emrat e personave që kanë mbetur janë: Ilber Zyberi, Albert Mollaj, Astrit Cenaj, Besmir Dervishi, Eri Meno, Aida Meno, Egland Dova, Mandela Elmazi, Vadimir Elmazi dhe Mario Laze.

SHPËRNDAJE