Këngëtarja e njohur e pranon: Nuk u pajtova me ish-bashkëshortin, kisha nevojë për seks

Reperja e njohur Cardi B dhe Offset janë ndarë, e këto javët e fundit reperi i Migos ka qenë duke ju lutur bashkëshortes për falje dhe i kërkon vazhdimisht të pajtohen.

Pas shume përpjekjesh e kërkesash publike për t’u pajtuar, disa prej tyre edhe patetike, çifti duket se u bashkua në Puerto Rico fiks në kohë për pushimet e fundvitit.

Gjithsesi nuk bëhet fjalë për bashkimin romatik të dy të dashuruarve që mund të mendoni, sepse në fakt Cardi B dhe Offset nuk janë pajtuar. Thjesht reperja kishte nevojë për pak intimitet dhe ajo e thotë haptazi këtë gjë.

“Thjesht kisha nevojë për seks, kaq ishte e gjitha”- thotë Cardi në një video të postuar në Instagram.

Reperja e hitit “I like it” dëgjohet të thotë edhe:

“Ndihem më e re, ose më mirë sikur kam rilindur nga e para. Ndihem sikur jam pagëzuar, ndihem si një grua komplet e re”. Kështu e komenton ajo ndarjen nga Offset dhe faktin që u bashkuan vetëm për një natë, për nevojat e saj.

SHPËRNDAJE